
Të dhënat po ngarkohen...
Dubai, 16 Shtator, NOA – Numri dy i Al Kaedës, Ayman Al Zawahri është shfaqur në një video të re, në të cilën flet për sulmin terrorist të 11 shtatorit. Lajmi është bërë i ditur nga IntelCenter, një agjenci e SHBA-së që merret me kontrollet e siteve ekstremiste islamike.
Mesazhi i fundit datonte më 15 gusht në një audio prej 20 minutash, në të cilin ai ftonte popullin turk të ngrihej në kundërshtim të qeverisë së Ankarasë dhe kjo pas ndërprerjes së lidhjeve me Izraelin dhe tërheqjen e trupave nga Afganistani.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
