
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 19 shtator, NOA Milena Selimi – Marilu quhet vajza e kantautorit Frederik Ndoci dhe këngëtares Alisa Baraku. Vogëlushja ka ardhur në jetë më 14 shtator me këngë dhe të qeshura, që s’kanë pushuar nga dy artistët deri në momentin e lindjes.
Kantautori Frederik Ndoci ka asistuar në lindjen e vajzës së tij. Burime afër çiftit të njohur thanë për Agjencinë NOA se këngëtari shkodran e ka pritur me këngë ardhjen në jetë të vajzës së tij, gjë e pazakontë për stafin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe dy mjekët që kanë asistuar në lindjen e vajzës Ilir Bylykbashi dhe Erlin Kurti.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
