
Burimet konfidenciale të NOA konfirmojnë lëvizjet e Ministrit te Jashtëm shqiptar. Hondurasi njeh zyrtarisht Kosovën
Nju Jork, 3 Shtator 2010 NOA – Shqiperia vazhdon lobimin aktiv per njohjen e kosoves. Burime konfidenciale te Agjencise NOA përtej Atlantikut bejne te ditur se pas turit diplomatik te ministrit te jashtem Meta ne Ameriken Qendrore, ai ka marre garanci nga homologet e tij te Hondurasit, Guatemales dhe Salvadorit per njohje te m?tejshme te shtetit te Kosoves, duke shtuar keshtu numrin e vendeve pro Kosoves.
Jo me larg se dje, Presidenti i Hondurasit i premtoi Ministrit Meta njohjen e Kosoves brenda ketyre diteve, lajm qe u be i ditur zyrtarisht nga Ministria e Jashtme ne Tirane. Brenda pak oreve pas takimeve zyrtare te z. Meta, sot Hondurasi shpalli zyrtarisht njohjen e pavaresise dhe sovranitetit te shtetit te Kosoves, permes nje komunikimi mes Ministrit te Jashtem Canahuati dhe Ministrit te Jashtem Hyseni.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





