
Tiranë, 26 shtator, NOA - Rrjeti i Organizatave Shqiptare, (ROSH) i cili është një forum i shoqatave nga Lugina e Preshevës, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe komuniteti çam, u bën thirrje forcave politike shqiptare dhe faktorëve shqiptarë në Maqedoni që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të mbrojtur identitetin kombëtar shqiptar.
Kjo mbrojtje duhet të marrë parasysh, sipas ROSH, përpjekjet sistematike për të fshehur, apo nënvlerësuar praninë historike dhe kulturore autoktone të shqiptarëve në këtë shtet.
ROSH vlerëson se qeveritë e Shqipërisë dhe
Kosovës, si edhe faktorët shqiptarë në Maqedoni një vëmendje të posaçme duhet
t’i kushtojnë ruajtjes dhe forcimit të identitetit kombëtar të bashkësive
shqiptare në Luginën e Preshevës, Malin e Zi, si edhe për mbështetjes së
çështjes kombëtare çame.
RROSH gjithashtu i bën thirrje “diasporës
shqiptare që të angazhohet akoma më shumë për avancimin e interesave kombëtare
dhe u bën thirrje qeverive dhe faktorëve politikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni
dhe Mal të Zi, për t’u mundësuar një pjesëmarrje më të madhe të diasporës
shqiptare në hapësirën etnike shqiptare në Ballkan”.
Në fund të takimit të tij të katërt, Rrjeti i
Organizatave Shqiptare, miratoi një deklaratë, të cilin i’a adreson
institucioneve dhe opinionit publik shqiptar.
“Ngjarjet e sotme në trevat kombëtare
shqiptare nuk janë të shkëputura nga historia e kombit shqiptar, prandaj
historia kombëtare e shqiptarëve duhet të jetë një referim për orientimin e
politikave të qeverive, forcave politike dhe faktorëve shqiptarë në të gjithë
hapësirën shqiptare. RROSH u bën thirrje institucioneve kulturore dhe shkencore
shqiptare që të bashkëpunojnë më ngushtë për të ruajtur dhe përcjellë në brezat
e rinj të shqiptarëve trashëgiminë, historinë dhe simbolikën kombëtare”, thuhet
në deklaratën e ROSh-it.
RROSH bën thirrje edhe për një stimulim të
bashkëpunimit ekonomik mbarëshqiptar duke lehtësuar shkëmbimin e mallrave dhe
forcimin e sipërmarrjeve shqiptare.
Në deklaratë e RROSH-it gjithashtu kërkohet në
vëmendje e posaçme e faktorit shqiptar në procesin e numërimit të popullsisë që
do të zhvillohen së shpejti në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.
“Kërkojmë nga qeveritë, institucionet,
organizatat dhe publiku shqiptar që t’i konsiderojnë me përgjegjësi maksimale
proceset e numërimit të popullsisë do të zhvillohen së shpejti në Shqipëri,
Maqedoni dhe Kosovë. Gjithmonë duke pasur parasysh kontekstet politike dhe
specifikimet e këtyre proceseve në vendet përkatëse duhet që proceset e
numërimit të popullsisë shqiptare të shprehin gjendjen reale në terren dhe të
mos manipulohen në dëm të interesave kombëtare shqiptare”, thuhet më tej në
deklaratën e ROSH-it.
RROSH konsideron se arsimi i brezave të rinj me gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar është një përparësi për shtetet dhe bashkësitë shqiptare. Për këtë gjë kërkohet hartimi i programeve dhe politikave të njëjta arsimore për shqiptarët kudo ku jetojnë.
NOA/INA
Tiranë, 26 shtator, NOA – Rrjeti i Organizatave Shqiptare, (ROSH) i cili është një forum i shoqatave nga Lugina e Preshevës, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe komuniteti çam, u bën thirrje forcave politike shqiptare dhe faktorëve shqiptarë në Maqedoni që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të mbrojtur identitetin kombëtar shqiptar.
Kjo mbrojtje duhet të marrë parasysh, sipas ROSH, përpjekjet sistematike për të fshehur, apo nënvlerësuar praninë historike dhe kulturore autoktone të shqiptarëve në këtë shtet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





