Transmetuar më 19-09-2010, 13:04

Beograd, 19 shtator, NOA – Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, do të udhëheq delegacionin e Serbisë në  mbledhjen e 65 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Gjatë punës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, siç raportojnë agjencitë e lajme serbe, Tadiç do të ketë një numër takimesh bilaterale me kryetar, kryeministra dhe ministra të jashtëm të vendeve anëtare të KB.



Tadiç, më 20 shtator në KB do të flasë në mbledhjen për qëllimet zhvillimore të mileniumit të kësaj organizate. Në klubin e Harvardit, në Nju Jork, më 22 shtator, në simpoziumin “Rrugët e prosperitetit” ai do të angazhohet për mundësitë e investimeve në Serbi.

Tadiçi do t’i drejtohet AP të OKB-së, të shtunën, më 25 shtator, në kuadër të debatit të përgjithshëm.

a.k/NOA

Beograd, 19 shtator, NOA – Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, do të udhëheq delegacionin e Serbisë në  mbledhjen e 65 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Gjatë punës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, siç raportojnë agjencitë e lajme serbe, Tadiç do të ketë një numër takimesh bilaterale me kryetar, kryeministra dhe ministra të jashtëm të vendeve anëtare të KB.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit