Transmetuar më 12-09-2010, 16:08

Selanik, 12 shtator, NOA – Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka deklaruar sot se tendencat e ekstremizmit shqiptar po cënojne marrëdhëniet dypalëshe mes Tiranës dhe Athinës.

I pyetur në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut, lidhur me shfaqjet nacionaliste të vëna re kohët e fundit në Shqipëri, Papandreu tha se “Nuk mendoj se këto ngjarje janë të rastësishme. Fatkeqësisht po shohim që fenomene të tilla shfaqen gjithmonë e më shpesh në grupe të caktuara nacionaliste, që mesa duket kanë edhe mbështetje politike, dhe që kanë si objektiv minoritetin grek, ngjarje që kulmuan me vrasjen e Aristotel Gumës në Himarë dhe që tregojnë një qëndrim armiqësor”, nënvizoi kryeministri grek.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit