Transmetuar më 11-09-2010, 15:15

Selanik, 11 shtator, NOA - Policia greke arresoi sot një 49 vjeçar, i cili tentoi të qëllojë me këpucë kryeministrin grek, Jorgos Papandreu, i cili po merrte pjesë në  Panairin Ndërkombëtar të Selanikut.

49 vjeçari iu afrua kryeministrit gjatë kohës që ishte duke vizituar një nga stendat e panairit dhe e qëlloi atë me këpucë, por fatmirësisht pa e prekur.



Burri 49 vjeçari me profesion laburant u neutralizua menjëherë nga truprojat e kreut të qeverisë greke dhe u arrestua më pas nga policia.

Bashkë me të policia shoqëroi edhe vajzën e tij 15 vjeçare dhe një tjetër person. Mësohet se 49 vjeçari është anëtar i organizates Fronti Kombëtar Patriotik.

Ai deklaroi se  sulmi ndaj kryeministrit kishte si shkak masat shtrënguese ekonomike të qeverisë.

mit/NOA

Selanik, 11 shtator, NOA – Policia greke arresoi sot një 49 vjeçar, i cili tentoi të qëllojë me këpucë kryeministrin grek, Jorgos Papandreu, i cili po merrte pjesë në  Panairin Ndërkombëtar të Selanikut.

49 vjeçari iu afrua kryeministrit gjatë kohës që ishte duke vizituar një nga stendat e panairit dhe e qëlloi atë me këpucë, por fatmirësisht pa e prekur.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit