
Të dhënat po ngarkohen...
Prishtinë, 21 shtator, NOA – Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim konkludon se qeveria e Kosovës nuk duhet të sillet indiferente ndaj situatës dhe të qëndrojë në pozita pritëse.
Por ajo duhet të angazhohet me të gjithë mekanizmat e saj për të ndikuar në përcaktimin e agjendës së këtyre bisedimeve dhe t’i bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për to.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
