
Të dhënat po ngarkohen...
Prishtinë, 12 shtator, NOA – Misioni i NATO-s në Kosovë ka dënuar incidentet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në veri të Mitrovicës. Në një deklaratë për media drejtuesi i misionit ka dënuar aktin dhe u ka uruar shërim të shpejtë viktimave të plagosura, mes të cilëve dhe një ushtarak francez i KFOR-it.
“KFOR-i dënon fuqishëm përleshjet e djeshme të dhunshme që ndodhën në Mitrovicë. Policit të lënduar të EULEX-it, shokëve tanë të KFOR-it dhe qytetarëve të pafajshëm të lënduar u dëshiroj shërim të shpejtë”, citohet të ketë thënë komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler në një komunikatë për media të këtij misioni.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
