
Të dhënat po ngarkohen...
Hagë, 11 shtator, NOA – Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë, ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për lirim të përkohshëm, duke përcaktuar në vendim se lirimi i tij do të mund të nxiste mbështetësit që t’i frikësojnë dëshmitarët.
Gjithsesi, vendimi përcakton që Haradinaj nuk paraqet rrezik personal për sigurinë e dëshmitarëve ose të viktimave, por gjithsesi, trupi gjykues paraqitet i mendimit se lirimi i tij mund të tërheqë më tepër vëmendje të mediave, duke e shtuar atmosferën kërcënuese për dëshmitarët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
