
Tiranë, 24 shtator, NOA – Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve do t’i dorëzojë sot Autoritetit të Konkurrencës një kërkesë për hetim nëse ka apo jo situatë monopol për vendosjen e kasave fiskale.
“Sipas të dhënave të mbledhura nga ZMK rezulton se në kuadër të pajisjes me kasa fiskale të biznesit shqiptar, tregtarët janë ankuar se çmimet janë shumë të larta, nga 450- 750 Euro. Ky çmim absurd po t’i referohemi të dhënave online çmimi i blerjes së tyre është disa herë më i ulët në tregun ndërkombëtar, shkaktohet pasi vetëm 2 kompani të licencuara e ofrojnë këtë mall në treg ndërkohë që njëra prej tyre ka vetëm një javë që i është dhënë e drejta e shitjes”, citon deklarata e ZMK-së.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





