
Tiranë, 8 shtator, NOA – Bashkia e Tiranës nisi rikualifikimin urban të sheshit “Ataturk” në kryeqytet, që nënkupton transformimin e të gjithë zonave këmbësore dhe pamjes së të gjithë fasadave që e rrethojnë sheshin, një projekt në kuadër të nismave për përmirësimin e kushteve dhe ambjenteve publike të kryeqytetit.
Kryebashkiaku Edi Rama duke e quajtur një moment të shënuar nisjen e projektit u shpreh se “Po i japim jetë një pune të përbashkët me një konsorsium kompanish private dhe me mbështetjen financiare të tyre, një projekti i cili do të rrisë në mënyrë shumë të ndjeshme bukurinë dhe cilësinë e jetës në këtë hapësirë shumë të rëndësishme për kryeqytetin”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





