
Tiranë, 7 shtator, NOA – Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve i ka drejtuar sot ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, një kërkesë për organizimin e një tryeze të rrumbullakët ku të trajtohet situata e vazhdueshme aktuale e rëndë e trajtimit të pasagjerëve shqiptarë në linjat e transportit ajror dhe detar si dhe situata kaotike e transportit ndërkombëtar rrugor.
“Duke e vlerësuar pozitivisht reagimin për heqjen e licencës së kompanisë ajrore ItAli Star Airëays, Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve-ZMK nisur nga situata e rëndë në të cilën u ndodhën me qindra pasagjerë të kësaj kompanie gjatë këtyre ditëve, si dhe situata të ngjashme të vazhdueshme që ndodhin me pasagjerët shqiptarë në transportin ndërkombëtar ajror, detar dhe rrugor, kërkon që të rganizojmë bashkarisht një tryezë të rrumbullakët brenda 2 javëve në lidhje me kushtet e shërbimit të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Në këtë treyzë të marrin pjesë të gjitha autoritetet dhe agjencitë shtetërore që trajtojnë çështjet e transportit ndërkombëtar si dhe grupet e interesit dhe të diskutohet mbi situatën e krijuar dhe nga ana tjetër për masat që duhen ndërmarrë për të mbrojtur interesin e konsumatorëve”, thuhet në kërkesën e ZMK-së.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





