Transmetuar më 03-09-2010, 16:03

Tiranë, 3 Shtator, NOA – Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2010-2011, strukturat e Policisë së Tiranës në bashkëpunim me drejtorinë Arsimore Rajonale, kanë planifikuar për të marrë të gjitha masat e nevojshme mbi sigurimin e rendit dhe të qetësisë në shkollat 9-të vjeçare e të mesme.

Këto masa konsistojnë në organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë për kontrollin e plotë të territorit, si dhe në përcaktimin dhe ndjekjen e detyrave nga patrulla e përgjithshme të Policisë e strukturat e tjera policore, në interes të garantimit të rendit e qetësisë publike dhe zhvillimit normal të procesit mësimor në shkollat e të gjitha niveleve në qarkun e Tiranës.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit