Transmetuar më 27-09-2010, 08:26

Strugë, 27 shtator, NOA – “Jam i nderuar që m’u dha rasti t’u vizitoj dhe të komunikoj me ju drejtpërdrejt këtu, ku zhvilloni fazën përgatitore për takimet që ju presin gjatë pesëmbëdhjetë ditëve të ardhshme” – filloi bisedën me stafin drejtues dhe lojtarët e Kombëtares Shqiptare U-19, trajneri i Kombëtares “A” të Shqipërisë, Josip Kuzhe, gjatë qëndrimit të shkurtër në Strugë dhe takimit me lojtarët dhe stafin e trajnerëve të U-19.

Josip Kuzhe, stafit të trajnerëve dhe lojtarëve u bëri me dije se vazhdimisht interesohet për punën që bëhet në këtë seleksion, duke vënë theksin se sidomos përcjell dhe interesohet për lojtarët e dalluar dhe të talentuar, që të bëjnë edhe trajnime shtesë në grumbullimet e veçanta për lojtarët e tillë.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit