
Tiranë, 8 shtator, NOA – Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka prezantuar sot dhe ka marrë miratimin për disa ndryshime të rëndësishme ligjore në ligjet, mbi të cilat ai vepron.
Gjatë mbledhjes së sotme në komisionin parlamentar të Ligjeve, kanë kaluar me shumicë votash ndryshimet në: Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit” të ndryshuar”, dhe në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën të ndryshuar”. Ndryshimet kanë si qëllim kryesor frenimin e ndërtimeve pa leje si dhe shtimin e kompetencave të Inspektoriatit qendror dhe inspektorëve në bashki dhe komuna.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





