
Tiranë, 5 shtator 2010 NOA – Konfindustria, duke marrë shkak nga shqetësimet e anëtarëve të saj, që përfaqësojnë industritë më të rëndësishme dhe të rregullta të vendit, tha sot se ka vendosur t’i kërkojë Qeverisë shqiptare për shtyrjen me të paktën 7 ditë kalendarike të afatit të deklarimit elektronik mujor të TVSH (tatimit te vlerës se shtuar) të bizneseve në sistemin tatimor.
Mbështetur në aktet ligjore në fuqi është e detyruar për bizneset pa përjashtim të madhësisë së tyre, që deklarimi elektronik i TVSH të kryhet brenda datës 5 të çdo muaji. Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria, tha sot për agjencinë NOA se një afat i tillë kohor, mbështetur në praktikën e deritashme ka treguar, se është i pamjaftueshëm duke sjell si pasojë rritje kostosh të paarsyeshme për bizneset, – pasaktësi në deklarim të dhënash dhe mbi të gjitha shërben si shkak për gjobitjen e bizneseve në shuma të mëdha nga institucionet tatimore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





