Transmetuar më 04-09-2010, 01:37

Moskë, 4 shtator, NOA – Frika nga kërcënimi prej një krize të mundshme të bukës, e ka detyruar Rusinë që të mos lëshojë pe në urdhrin e dhënë para disa javësh për bllokimin e të gjitha eksporteve të grurit jashtë vendit.



Ajo do ta marrë në konsideratë heqjen e ndalimit të eksportit të grurit vetëm pas korrjeve të vitit të ardhshëm.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë presidenti rus, Vladimir Putin, sipas të cilit një masë e tillë është e nevojshme për të ruajtur për nevojat e tregut të brendshëm rezervat e drithërave.

E kjo pasi, Rusia u dëmtua rëndë këtë verë nga thatësira dhe zjarret e shumta, të cilat përpinë hektarë të tëra të mbjella me grurë, çka e detyron atë të tregohet mjaft e shtrënguar me dhënien e tij të tjerëve.

Ky fakt ka bërë që çmimet globale të grurit të vijojnë rritjen e çmendur, ku raportohet se vetëm dje janë rritur me 1.4 %.

n.e/NOA

Moskë, 4 shtator, NOA – Frika nga kërcënimi prej një krize të mundshme të bukës, e ka detyruar Rusinë që të mos lëshojë pe në urdhrin e dhënë para disa javësh për bllokimin e të gjitha eksporteve të grurit jashtë vendit.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit