
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 10 shtator, NOA – Çmimet e konsumit në muajin gusht shënuan një rritje prej 0.8 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm, korrik 2010, ndërsa ndryshimi vjetor i indeksit të tyre është 3.5 përqind kur një vit më parë ky ndryshim ishte 2.2 përqind.
Një fakt i tillë u theksua në raportin e fundit të publikuar nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkolike” shënoi një rritje prej 1.7 përqind, ku brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 3.6 përqind vërehet në nëngrupin “fruta”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
