
Të dhënat po ngarkohen...
Fier, 24 shtator, NOA – Në kuadër të operacionit “Vjeshta”, forcat e policisë së Fierit kanë mundur të arrestojnë në flagrancë dy persona, të dyshuar se ushtronin trafik të klandestinëve drejt tokës greke, duke përfituar shuma të konsiderueshme eurosh për secilin prej tyre.
Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke saktësuar se të ndaluarit janë përkatësisht Emiljano Nazeraj, 22 vjeç, banues në fshatin Vreshtas të Fierit dhe bashkëmoshatari i tij, Martin Shehaj, banues në qytetin e Sarandës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
