
Të dhënat po ngarkohen...
Durrës, 22 shtator, NOA – Pasi e kanë goditur me mjete të forta, i kanë marrë me dhunë varësen dhe byzylykun e floririt një burri 61-vjeçar gjatë kohës kur ky i fundit po kthehej në banesë.
Ngjarja e raportuar prej burimeve policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, tregon sesi ato kanë mundësuar identifikimin e dy personave të dyshuar si autorë të saj, ndërsa kanë mundur të kapin vetëm njërin prej tyre.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
