Transmetuar më 20-09-2010, 12:14

Tiranë, 20 shtator, NOA – Shtatë zyrtarë që kanë refuzuar të deklarojnë pasurinë e tyre pranë Inspektoriatit të lartë të Deklarimit të Pasurive, janë kallëzuar penalisht nga ky institucion.

Shtatë zyrtarët e kallëzuar penalisht janë Flamur Hysi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave; Adrian Durmishllari ish doganier pranë DPD-së, Zamira Cenoimeri ish zëvendësministre e Shëndetësisë; Sokol Hodaj kryetar i Komunës Vllahinë në Vlorë; Mark Kulla kryetar në Komunën e fshatit Shosh në Shkodër; Bujar Skëndo kryetar i komunës Buz të Tepelenës  si dhe Agim Xhaja kryetar i komunës së Përparimit në Peqin.



Kallëzimet penale për shtatë zyrtarët janë publikuar në faqen zyrtare të ILDKP-së, që thekson se ka provat shkresore për kallëzimin e zyrtarëve.

Fillimisht ILDKP ka vendosur masën administrative me gjobë për zyrtarët që vononin deklarimin e pasurisë së tyre.

Tashmë meqenëse të shtatë zyrtarët nuk iu përgjigjën kërkesës së ILDKP-së, ky i fundit ka nisur kallëzimin penal në prokurorinë e kryeqytetit, e cila do të hetojë në vijim të shtatë zyrtarët.

mit/NOA

Tiranë, 20 shtator, NOA – Shtatë zyrtarë që kanë refuzuar të deklarojnë pasurinë e tyre pranë Inspektoriatit të lartë të Deklarimit të Pasurive, janë kallëzuar penalisht nga ky institucion.

Shtatë zyrtarët e kallëzuar penalisht janë Flamur Hysi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave; Adrian Durmishllari ish doganier pranë DPD-së, Zamira Cenoimeri ish zëvendësministre e Shëndetësisë; Sokol Hodaj kryetar i Komunës Vllahinë në Vlorë; Mark Kulla kryetar në Komunën e fshatit Shosh në Shkodër; Bujar Skëndo kryetar i komunës Buz të Tepelenës  si dhe Agim Xhaja kryetar i komunës së Përparimit në Peqin.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit