
Të dhënat po ngarkohen...
Elbasan, 19 shtator, NOA – Ka zgjedhur t’i jap fund jetës në një mënyrë të dhimbshme një 19 vjeçar nga Elbasani. Aruel Haxhillari ka injektuar në turpin e tij me shiringë një sasi ilaçi që përdorej për kurimin e kafshëve, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Fierzë. Haxhillari është gjetur nga familjarët në shtratin e tij. Pranë tij është gjetur dhe shiringa me të cilën kishte bërë injeksionin për t’i dhënë fund jetës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
