Transmetuar më 15-09-2010, 18:33

Tiranë, 15 Shtator 2010 NOA – Një pedagoge është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se u kap në flagrancë duke marrë para në formë abuzimi me detyrën.

Burime nga Policia dhe nga Prokuroria e Tiranës i thanë agjencisë NOA se “u arrestua pedagogia e Fakultetit të Inxhinierisë tek Departamenti i
Fizikës, Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT), A.P. 

Policia tha se ajo u prangos nga forcat e Task Force ne bashkepunim me policine e Tiranes, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Dy kallëzime dhe raste të provuara rëndojnë mbi të dyshuarën, ku i kërkonte studentëve të bënin konsulta private brenda ambienteve të Fakultetit kundrejt pagesave.

Mësohet se e dyshuara u arrestua brenda ambientit universitare gjatë kryerjes së provimeve. Vendimi për arrestimin u ekzekutua nga
policia e kryeqytetit në zbatim të një urdhri prokurorie për një hetim që zgjaste prej afro një muaji, kryer me metoda speciale.

Nga hetimet e kryera, bëhet e ditur se profesoresha e akuzuar për korrupsion me studentët, bënte konsulta private brenda ambienteve të shkollës për t’i kaluar më pas në provimin e ngelur. /e.r/NOA/

Tiranë, 15 Shtator 2010 NOA – Një pedagoge është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se u kap në flagrancë duke marrë para në formë abuzimi me detyrën.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit