
Tiranë, 12 shtator, NOA – Vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari do të përkujtohet sot në 12-vjetorin e saj. Politikanë dhe personalitete të ndryshme të vendit kanë planifikuar zhvillimin e homazheve në memorialin që është ngritur afër Partisë Demokratike, vendin ku u vra dhe deputeti demokrat në 12 shtator të vitit 1998 në orën 21:15 teksa ka qenë duke dalë nga selia blu.
Së bashku më Azem Hajdarin u vra dhe truproja e tij Besim Çerja dhe u plagos truproja tjetër. Azem Hajdari është një prej drejtuesve të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





