Transmetuar më 19-09-2010, 11:24

Tiranë, 19 shtator, NOA - Doli në qarkullim nga Shtëpia Botuese Toena, pas më shumë se gjysmë shekulli, Fjalori bullgarisht-shqip me autor Enkele Hajnaj dhe redaktore Sofia Popova.

Kujtojmë se fjalori i parë i këtij lloji është ai i vitit 1959 botuar në Bullgari me autor Thoma Kacorri.



I diplomuar në Sofje, në Fakultetin e Gazetarisë, Enkele Hajnaj, vjen me këtë punë serioze e voluminoze, pas pjesëmarrjes së tij si përkthyes në Antologjinë e Europës Juglindore – botim i Toenës e më pas me përkthimin e librit “Citate të zgjedhura” të autorit Gino Ganev – Avokat i Popullit të Bullgarisë.

Ky fjalor përmban më shumë se 80 mijë fjalë e shprehje frazeologjike dhe vjen si një urë komunikimi midis dy vendeve tona.

Skeda e librit

Autori: Enkele Hajnaj

Titulli: Fjalor bullgarisht-shqip

mbi 80 mije fjale e shprehje frazeologjike

Formati 16.8x20 cm

Faqe: 1032

ISBN 978-99943-1-635-9

Çmimi: 5000 lekë

m.s/NOA

Tiranë, 19 shtator, NOA – Doli në qarkullim nga Shtëpia Botuese Toena, pas më shumë se gjysmë shekulli, Fjalori bullgarisht-shqip me autor Enkele Hajnaj dhe redaktore Sofia Popova.

Kujtojmë se fjalori i parë i këtij lloji është ai i vitit 1959 botuar në Bullgari me autor Thoma Kacorri.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit