Transmetuar më 08-09-2010, 11:05

Tiranë, 8 shtator, NOA, Milena Selimi – “Ndjesia e lirisë në këto pëlhura është e pakufishme, dinjitoze, madje kërcënuese”- shkruan shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare. Këto janë ndjesitë që merr nga piktura e artistit Valeri Dyrzi Tarasov, i cili prezantohet në Shqipëri, për herë të parë në GKA, me ekspozitën “Habitat-Dis-Habitat”. Në këtë ekspozitë prezantohen 20 kompozime nga cikli “Pass-Port” dhe 11 kompozime nga cikli “Habitat Dis Habitat”.

Valeri Dyrzi Tarasov do të shprehej se “Cikli “Pass-Port” është një veprim artistik që kërkon të ofrojë mundësinë për të reflektuar mbi realitetin bashkëkohor, të karakterizuar nga një kaleidoskop mozaiku  kulturash, që nuk gjen përgjigje në arkivat e burokracisë, por në një mbartës kulturash, që të lejon të interpretosh lirisht identitetet, hera-herës të nëpërkëmbura e keqinterpretuara në vendkalimet kufitare.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit