
Brescia, 4 shtator, NOA – I është vërsulur një
pakistanezi me një thikë duke tentuar t’i vjedhë paratë që
kishte me vete, e më pas është larguar me vrap nga vendngjarja.
Kjo është skena e krimit, e realizuar nga një emigrant shqiptar me banim në Brescia të Italisë, që sipas karabinierëve italianë, është realizuar kundër një zanatçiu me origjinë nga Pakistani.
Menjëherë karabinierët u
vunë në lëvizje për kapjen e emigrantit agresor dhe mundën ta arrestojnë atë
gjatë natës së djeshme, duke konfirmuar se ai mban inicialet L.K. dhe është 37 vjeç.
Tani
ai ndodhet në mjediset e paraburgimit në Itali, i akuzuar për grabitje dhe tentativë
vrasje kundër një emigranti pakistanez.
n.e/NOA
Brescia, 4 shtator, NOA – I është vërsulur një pakistanezi me një thikë duke tentuar t’i vjedhë paratë që kishte me vete, e më pas është larguar me vrap nga vendngjarja.
Kjo është skena e krimit, e realizuar nga një emigrant shqiptar me banim në Brescia të Italisë, që sipas karabinierëve italianë, është realizuar kundër një zanatçiu me origjinë nga Pakistani.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





