
Tiranë, 18 Korrik 2010 NOA – Një pjesë e televizioneve private në Shqipëri, i është bashkuar sot vendimit të qeverisë për zinë kombëtare në respekt të viktimave të tragjedisë rrugore dje në veri të vendit.
Televizioni Shtetëror në kanalin e parë është duke transmetuar vetëm muzikë simfonike dhe edicione informative. TVSH 2 është duke përsëritur të njëjtat programe.
Televizionet kombëtare Klan dhe Top Channel janë duke vazhduar programacionin e rregullt por mungojnë programet muzikore.
Televizioni kombëtar satelitor Alsat po transmeton vetëm lajme dhe muzikë simfonike kurse televizioni tjetër kombëtar satelitor Vizion Plus vazhdon programacionin e planifikuar.
Televizionet informative, si News 24, Ora News, Nesër Tv, Tv 1, etj., po vazhdojnë programacionin informativ.
Ndërkaq televizionet muzikore si BBF, Supersonic Tv, Kukës Tv, e kanë ndërprerë transmetimin duke lëshuar në ekran një ngushëllim për viktimat e aksidentit.
Televizione të tjera të njohura për programe kryesisht muzikore si Tirana Tv po transmeton dokumentarë e Real Tv muzikë simfonike kurse Club Tv po vijon programacionin muzikor por me muzikë serioze.
Televizione të tjera private, lokale, si Scan Tv, Planet, Koha Tv, Tele Norba, kurse UTV ka përshtatur programacionin duke transmetuar dokumentarë dhe lajme.
Shijak TV është duke transmetuar vetë,m muzikë funebre dhe lajme.
r.n/NOA
RAPORTIMI I NOA, MINUTE PAS MINUTE
SHIKONI FOTOT TE GALERIA
- FOTOT E REJA TE GALERIA
Zbardhen
shkaqet e tragjedisë rrugore me 14 të vdekur
Berisha
te familja Marku: Fatkeqësia, të gjithë shqiptarët qajnë me ju
Ngushëllimet
në familjet e viktimave, drejt Fushë Arrëzit edhe disa deputetë
Krasniqi:
Kosova ndan me Shqipërinë dhimbjen për aksidentin
Gjendja
kritike e 9-vjeçarit, anulohet transportimi i tij në Sanatorium
Tragjedia
e rëndë, e pranishme edhe në mediat e huaja
Familja
Mustafa, pushtohet nga zia për tre viktimat
Shefi
i Reanimacionit: Shëndeti i të plagosurve, po përmirësohet
Aksidenti
tragjik me 14 të vdekur, sot Shqipëria në zi kombëtare
Personat që kanë humbur jetën në ngjarjen e rëndë:
1. Arsen Gjon Marku, rreth 8 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
2. Paulin Lazër Gjoni, rreth 28 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
3. Mimoza Mhill Dyzeni, rreth 29 vjeç, nga Kurbini
4. Adem Mustafa, rreth 52 vjeç, nga Fushë-Arrësi, Pukë
5. Marte Ndue Lleshi, rreth 31 vjeç, Mamurras
6. Alma Nikollë Marku, rreth 33 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
7. Fran Llesh Paloka, rreth 22 vjeç, nga fshati Gojan, Pukë,
8. Gjovalin Gjin Pera, rreth 15 vjeç, nga Gjegjani, Pukë
9. Prengë Dyzeni, rreth 38 vjeç, banues në Kurbin,
10. Zef Mark Frroku (Gjergji), rreth 47 vjeç, banues në Gjegjan
11. Marie Prenga, rreth 60 vjeç, nga Shkozë, Pukë
12. Adela Paulin Prenga, rreth 14 vjeç, nga Shkozë, Pukë
13. Lavdie Hysen Mustafa, vjeç 41, nga Fushë-Arrësi, Pukë
14. Edona Adem Mustafa, vjeç 12, nga Fushë-Arrësi, Pukë
Tiranë, 18 Korrik 2010 NOA – Një pjesë e televizioneve private në Shqipëri, i është bashkuar sot vendimit të qeverisë për zinë kombëtare në respekt të viktimave të tragjedisë rrugore dje në veri të vendit.
Televizioni Shtetëror në kanalin e parë është duke transmetuar vetëm muzikë simfonike dhe edicione informative. TVSH 2 është duke përsëritur të njëjtat programe.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





