
Tiranë, 30 Maj 2010 NOA – Kryeministri Sali Berisha nuk heq dorë nga fundjavat në ajrin e pastër të malit të Dajtit. Edhe këtë të diel, Berisha ishte në Dajt ku u takua sot, gjatë kësaj dite pushimi, me një grup të rinjsh në një nga kafenetë e pikës turistike të Malit të Dajtit.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri bisedoi me të rinjtë dhe iu përgjigj interesit të tyre për tema të ndryshme si reforma e arsimit të lartë, liberalizimi i vizave, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, roli i opozitës, etj.
Duke u folur të rinjve për procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, Kryeministri Berisha u shpreh se me këtë vendim u arrit një ëndërr e vërtetë për shqiptarët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





