
Tiranë, 26 Maj, NOA – Pas kërcënimit publik me vdekje që deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi bëri gjatë seancës plenare të së hënës në parlament, ndaj deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri, mesditën e sotme reagoi edhe Partia Demokratike përmes deputetit Eduart Halimi.
Duke e cilësuar si një akt të rëndë, të cilin publiku pati mundësi ta shohë nëpër ekrane të ndryshëm televizivë që transmetonin drejtpërsëdrejti seancën plenare nga Kuvendi i Shqipërisë, deputeti Halimi deklaroi për mediat se kjo transparencë me publikun duhet të kishte vlerë edhe për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili nuk ishte i pranishëm në vendngjarje, pasi nuk është deputet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





