
Të dhënat po ngarkohen...
Dushanbe, 18 maj, NOA – Në kuadrin e sesionit 37 të ministrave të Jashtëm të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike, i cili po zhvillohet në Dushanbe të Taxhikistanit, zv/kryeministri shqiptar Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga presidenti i kësaj republike, Emomali Rahmon.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime pranë delegacionit që shoqëron Metën, duke sqaruar se gjatë takimit bilateral, ai dhe presidenti Rahmon shkëmbyen mendime rreth forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Taxhikistanit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
