Transmetuar më 16-05-2010, 14:13

Tiranë, 16 Maj NOA – Partia Demokratike denoncoi sot atë që e cilësoi moslejimin e shërbimit zyrtar shëndetësor ndaj deputetëve dhe militantëve që kanë ngujuar në kampingun e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD, duke folur sot për mediat, bëri thirrje që Rama të mos i trajtojë si kavje eksperimentale.

“Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruci, Ilir Xhelil Gjoni, Dashnor Myslym Peza për 16 ditë me radhë nuk guxojnë të ngrenë fletët e çadrave të kampingut të ngritur në bulevardin qendror të kombit dhe të lejojnë shërbimin zyrtar shëndetësor ndaj deputetëve dhe militantëve që kanë ngujuar në këtë kamp”, – tha Mëhilli.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit