
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 14 maj, NOA Update – Protestuesit e opozitës i janë drejtuar tashmë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke iu afruar godinës së Kryeministrisë, për të iniciuar protestën e paralajmëruar prej tyre, të cilën e kanë cilësuar se do të jetë madhështore.
Ata janë nisur më këmbë drejt bulevardit kryesor të vendit, duke krijuar kështu kaos në qarkullimin rrugor të kryeqytetit, pasi shumë rrugë rezultojnë të bllokuara.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
