Transmetuar më 13-05-2010, 16:29

Tiranë, 13 maj, NOA – Kryesia e partisë Balli Kombëtar, pasi analizoi situatën aktuale politike në një takim të posaçëm, vlerësom se” shkaktar i prishjes së situatës politike është kryetari i opozitës Edi Rama, ndërkohë gjuha e të gjithë lidershipit të Partisë Socialiste vazhdon të jetë e njëjtë me gjuhën e baballarëve të tyre, shkaktarë të tragjedisë 50 vjeçare të luftës vëllavrasëse”.

“Të njëjtat veprime mbi grevën e urisë, ashtu siç bënë 200 komunistët shqiptarë që e donin pushtetin vetëm për vete, po bën edhe sot kryetari i Partisë Socialiste i cili do të vijë në pushtet jo nëpërmjet votës dhe respektimit të institucioneve, por nëpërmjet dhunës dhe duke sakrifikuar nëna me fëmijë, të rinj e të vjetër, vetëm për interesa e pushtet personal”, tha në lidhje me një fakt të tillë, kryetari i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit