
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 4 maj, NOA – Tetë gratë socialiste, të futura në grevën e urisë, i kanë dërguar sot një letër deputetes të Partisë Demokratike Rajmonda Bulku, në formë reagimi pas deklaratës së saj me të cilën i bënte thirrje kryesocialistit Rama t’i nxirrte nga greva.
“Neve nuk na ka sjellë në këtë grevë urdhri i kryetarit, por e ardhmja e fëmijëve tanë”, shkruajnë në letrën e tyre grevistet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
