
Uashington, 21 maj, NOA – Për herë të parë në historinë e njerëzimit, jeta ka nisur të krijohet në laborator, dhe kjo, falë krijimit të qelizës së parë artificiale e cila pritet të pasohet në të ardhmen me një revolucion të vërtetë: krijimin e organizmit artificial të njeriut, që do mund të jetojë njësoj si ai natyral!
Fjala është për një arritje të fuqishme të shkencës, mundësuar nga shkencëtarët e Institutit Kreg Venter në afërsi të Uashingtonit, të cilët kanë bërë me dijeni se kanë mundur të krijojnë të parën qelizë artificiale në kompjuter, për ta transplantuar më pas në një qelizë pritëse, e cila ka ADN-në njerëzore dhe mund të kryejë të njëjtat funksione me të.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





