
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 27 maj, NOA Update – Në përmbushje të tre kritereve të përcaktuara nga Komisioni Europian për heqjen e vizave, Kryeministri Sali Berisha premtoi angazhimin e institucioneve për të arritur standardet.
Duke u ndalur në kriterin që ka të bëjë me konfiskimin e aseteve kriminale, Berisha u shpreh se institucionet do të veprojnë me “tolerancë zero për të mundësuar shkatërrimin ekonomik të mafias”. Ai theksoi se institucionet qeveritare dhe ato të pavarura, siç është gjyqësori, do të punojnë me seriozitet për të mundësuar realizimin e kushteve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
