
Tiranë, 09 Maj, NOA – “Dita e Europës e gjen Shqipërinë një hap më afër saj”. Ky është mesazhi që ka përcjellë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një takimi me studentët dhe pedagogët e Masterit të Studimeve Europiane, pranë Universitet të Tiranës, në cilësinë e të ftuares speciale.
“9 maji, është një ditë krejt e veçantë. Ishte 9 Maj 1950 kur Robert Shuman mban një fjalim të bazuar mbi idetë themlore të Zhan Monesë, mbi atë që do të ishte Evropa e Bashkuar, ndaj dhe unë e konsideroj 9 majin një datëlindje të Evropës. 9 Maji është vërtet dita e Evropës, për të cilën ne shqiptarët kemi shumë për të thënë”, u shpreh Topalli.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





