
Tiranë, 29 Maj, NOA - Dita e nesërme, 30 Maj 2010, do të shënojë një qarkullim të masave ajrore të ngrohta dhe lagështa nga jugperëndimi i kontinentit, që ka përfshirë të gjithë gadishullin e Ballkanit si edhe vendin tonë.
Që në orët e para të mëngjesit, pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por në zonat veriore, vranësirat do të jenë më të dendura dhe si pasojë, do të ketë shira me intensitete të dobëta. Në kushtet e vranësirave dhe intervaleve me kthjellime do të jemi edhe gjatë orëve të mesditës.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në Ultërsirën Perëndimore, ndërsa zonat malore do të mbeten me vranësira dhe shira lokale. Në të njëjtat kushte, të vranësirave dhe shirave të dobët do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, ndërsa mesdita do të sjellë rënie të temperaturave në vend, më e ndjeshme në veri dhe qendër.
Europa
Europa Qendrore dhe Mesdheu Lindor do të përfshihen nesër nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu, zona e Alpeve dhe gadishulli i Ballkanit do të mbeten me shira të shoqëruar me shkarkesa rrufesh. Ndërsa ishujt britanikë dhe një pjesë e verilindjes së kontinentit do të rrezikohen nga vranësira dhe shira, por në sasi më të pakta. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe Skandinavia do dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Ngjarje
ekstreme në Europë nesër:
Kroacia alarmon për rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe;
Italia Veriore rrezikohet nga stuhi të forta të erës;
Austria mbetet e alarmuar nga era e fortë dhe shira.
n.e/NOA
Tiranë, 29 Maj, NOA – Dita e nesërme, 30 Maj 2010, do të shënojë një qarkullim të masave ajrore të ngrohta dhe lagështa nga jugperëndimi i kontinentit, që ka përfshirë të gjithë gadishullin e Ballkanit si edhe vendin tonë.
Që në orët e para të mëngjesit, pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por në zonat veriore, vranësirat do të jenë më të dendura dhe si pasojë, do të ketë shira me intensitete të dobëta. Në kushtet e vranësirave dhe intervaleve me kthjellime do të jemi edhe gjatë orëve të mesditës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





