Transmetuar më 29-05-2010, 06:26

Tiranë, 29 Maj, NOA - Dita e sotme, 29 Maj 2010, do të nisë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në bregdet dhe zonën e ulët, por zonat malore do të kenë vranësira të dendura. Mesdita do të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin dhe si pasojë e grumbullimit të tyre në zonat veriore do të ketë shira të dobët dhe lokalë.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:



Shqipëria

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë nën ndikimin e motit të vranët. Në mbrëmje dhe gjatë natës, do të kemi përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë territori shqiptar të dominohet nga kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, më e ndjeshme në qendër të vendit, ndërsa mesdita do të sjellë rritje të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi juglindor dhe për pasojë, dallgëzimi në det do të mbetet 2 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit europian do të përfshihet nga vranësira dhe shira të shoqëruara nga shkarkesa me rrufe. Rajonet më të rrezikuara nga shira të konsiderueshëm do të jenë rajoni i Mesdheut, zona e Alpeve dhe gadishulli i Ballkanit. Po ashtu ishujt britanikë, vendet skandinave dhe një pjesë e verilindjes së kontinentit, do të rrezikohen nga vranësira dhe shira por në sasi më të pakta. Ndërsa jugperëndimi dhe një

pjesë e qendrës së kontinentit do të dominohen nga mot i kthjellët.

Ngjarje ekstreme në Europë sot

Italia Veriore alarmon për stuhi të forta të erës;

Slloveni, Hungari rrezikohen nga stuhi me rrufe;

Franca rrezikohet nga shkarkesa rrufesh dhe stuhi ere të fortë.

n.e/NOA

Tiranë, 29 Maj, NOA – Dita e sotme, 29 Maj 2010, do të nisë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në bregdet dhe zonën e ulët, por zonat malore do të kenë vranësira të dendura. Mesdita do të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin dhe si pasojë e grumbullimit të tyre në zonat veriore do të ketë shira të dobët dhe lokalë.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit