Transmetuar më 28-05-2010, 06:19

Tiranë, 28 Maj, NOA - Dita e sotme do të ketë qarkullim të masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa nga Jugperëndimi i kontinentit. Që në orët e para të mëngjesit, pjesa më e madhe e vendit do të jetë me vranësira e intervale kthjellimesh, por në zonat veriore do të ketë grumbullim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Në te njëjtat kushte atmosferike, do të mbetemi edhe gjatë orëve të mesditës.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:



Shqipëria

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi herë pas here vranësira kalimtare. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat do të largohen gradualisht për t’ua lënë vendin kthjellimeve. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes, por mesdita do të sjellë rënie të temperaturave në vend, më e ndjeshme kjo në zonat veriore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi juglindor e kjo do të bëjë që edhe dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.

Europa

Rajoni i Mesdheut, zona e Alpeve dhe gadishulli i Ballkanit do të përfshihen nesër nga vranësira dhe shira të dobët. Po ashtu, me vranësira dhe shira do mbeten ishujt britanikë dhe qendra e kontinentit. Ndërsa pjesa tjetër e Europës do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë sot:

Italia, Hungaria alarmojnë për rrebeshe shiu dhe  stuhi me rrufe;

Suedi, Finlanda rrezikohen nga stuhi ere të forta;

Sllovenia rrezikohet nga stuhi me rrufe.

n.e/NOA

Tiranë, 28 Maj, NOA – Dita e sotme do të ketë qarkullim të masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa nga Jugperëndimi i kontinentit. Që në orët e para të mëngjesit, pjesa më e madhe e vendit do të jetë me vranësira e intervale kthjellimesh, por në zonat veriore do të ketë grumbullim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Në te njëjtat kushte atmosferike, do të mbetemi edhe gjatë orëve të mesditës.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit