Transmetuar më 26-05-2010, 15:58

Tiranë, 26 Maj, NOA - Kushtet e stabilitetit atmosferik do te mbeten prezent edhe gjate dites se nesërme, 27 Maj 2010. Mengjesi do te nise me mot te kthjellet ne te gjithe territorin shqiptar. Mesdita do te sjelle kalime vranesirash ne te gjithe vendin por me te dendura keto do te jene ne zonat malore.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:



Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne bregdet dhe zonat e uleta, ndersa zonat malore do te mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranesirash. Te njejtat kushte atmosferike do te na shoqerojne edhe gjate nates. Temperaturat e mengjesit do te pesojne nje renie te lehte ne qender te vendit ndersa mesdita do te ruaje vlera konstante te temperaturave ne vend. Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 26 km/h nga drejtim  permanent Perendimor dhe per pasoje deti do te mbetet me dallgezim te ulet.

Europa

Europa Qendrore si edhe zona e Alpeve do te perfshihen nga vranesira dhe shira te konsiderueshem te shoqeruar me shkarkesa rrufesh. Po ashtu me vranesira dhe shira do te dominohen edhe ishujt britanike si dhe verilindja e kontinentit por ne sasi me te pakta, ndersa vendet skandinave do te mbeten me stuhi te forta ere. Pjesa tjeter e kontinentit do te jete me mot te kthjellet dhe kalime vranesirash te lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Italia, Greqia alarmojne per stuhi me rrufe;

Franca rrezikohet nga era e forte dhe rrebeshe shiu;

Suedi, Finlande rrezikohen nga stuhi ere forte.

n.e/NOA

 

 

Tiranë, 26 Maj, NOA – Kushtet e stabilitetit atmosferik do te mbeten prezent edhe gjate dites se nesërme, 27 Maj 2010. Mengjesi do te nise me mot te kthjellet ne te gjithe territorin shqiptar. Mesdita do te sjelle kalime vranesirash ne te gjithe vendin por me te dendura keto do te jene ne zonat malore.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit