
Tiranë, 24 Maj, NOA - Kushtet e stabilitetit atmosferik do të vendosen nesër, 25 Maj 2010, në të gjithë territorin shqiptar ku moti i kthjellët do të dominojë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përjashtim bëjnë zonat malore, të cilat në orët e mesditës do të kenë kalime vranësirash të lehta.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonët e ulëta ndërsa zonat malore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta. Në kushtet e motit të qëndrueshëm do të mbetemi deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2-3 gradë rënie në mëngjes, po mesdita do sjellë rritje me 2 gradë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtim veriperëndimor dhe për pasojë deti do të mbetet me dallgëzim të ulët.
Europa
Kontinenti europian do të karakterizohet nga vranësira dhe intervale të herëpashershme të kthjellimeve në pjesën më të madhe të tij, por Europa veriperëndimore do të ketë vranësira dhe shira të shoqëruara me stuhi të forta ere. Problematike situata do të mbetet në vendet skandinave ku shirat do të jenë në formë rrebeshi. Po ashtu, edhe pjesa më e madhe e qendrës së kontinentit do të përfshihen nga vranësira dhe shira, por intensiteti i tyre do të jetë i ulët.
Ngjarje ekstreme në Europë nesër:
Greqia rrezikohet nga stuhi të forta ere dhe stuhi me rrufe;
Suedia alarmon për erë të fortë dhe rrebeshe shiu;
Spanja, Portugalia alarmojnë për erë të fortë dhe dallgë të larta.
n.e/NOA
Tiranë, 24 Maj, NOA – Kushtet e stabilitetit atmosferik do të vendosen nesër, 25 Maj 2010, në të gjithë territorin shqiptar ku moti i kthjellët do të dominojë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përjashtim bëjnë zonat malore, të cilat në orët e mesditës do të kenë kalime vranësirash të lehta.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





