
Tiranë, 22 Maj, NOA - Deri ne mesdite, dita e neserme 23 Maj 2010, do te jete me mot te kthjellet ne pjesen me te madhe te vendit, ku perjashtim bejne zonat malore verilindore- juglindore te cilat here pas here do te kene kalime vranesirash te lehta.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te shtoje vranesirat ne te gjithe territorin shqiptar ku me te dendura do te jene ne zonat malore te cilat do te gjenerojne shira te dobet e afat-shkurter. Ne mbremje dhe gjate nates pritet qe vranesirat dhe shirat e dobet te largohen gradualisht nga i gjithe territori dhe kthjellimet do te rikthehen serish ne vend.
Temperaturat e ajrit ne mengjes do te qendrojne konstante, por mesdita do te sjelle rritje te temperaturave ne vend, me te ndjeshme ne veri te vendit.
Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 27 km/h nga drejtimi jugperendimor dhe per pasoje dallgezimi ne det te jete 2 balle.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit europian do te perfshihet nga vranesira dhe shira te shoqeruara nga shkarkesa me rrufe. Rajonet me te rrezikuara nga shira te konsiderueshem do te jene rajoni i Mesdheut, zona e Alpeve dhe gadishulli i Ballkanit. Po ashtu vendet skandinave dhe nje pjese e Juglindjes se kontinentit do te rrezikohen nga vranesira dhe shira por ne sasi me te pakta. Ndersa Europa Jugperendimore dhe ajo Verilindore do te dominohen nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë nesër:
Greqia alarmon per rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe;
Italia Jugore alarmon per stuhi të forta te eres;
Suedi, Finlande rrezikohen nga stuhi ere te forte.
n.e/NOA
Tiranë, 22 Maj, NOA – Deri ne mesdite, dita e neserme 23 Maj 2010, do te jete me mot te kthjellet ne pjesen me te madhe te vendit, ku perjashtim bejne zonat malore verilindore- juglindore te cilat here pas here do te kene kalime vranesirash te lehta.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





