
Tiranë, 19 Maj, NOA - Mëngjesi i ditës së nesërme, 20 Maj 2010, do të nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin shqiptar, përjashtuar zonat malore ku vranësirat do të jenë më të dendura. Në orët e mesditës, pritet shtimi i vranësirave duke bërë që shira të dobët të prekin pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që në Jug shirat do jenë me intensitet më tëe larta.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me shira të konsiderueshëm në jug-juglindje, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga vranësira dhe shira të dobët. Në mbrëmje, pritet një dobësim i intensitetit të shirave duke bërë që shirat të largohen gradualisht nga pjesa më e madhe e territorit për t’u zhvendosur vetëm në zonat malore.
Temperaturat e ajrit në mëngjes do pësojnë rritje të ndjeshme, por mesdita do të sjellë rënie të temperaturave, më e ndjeshme kjo në qendër-jug të vendit.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi permanent lindor dhe për pasojë, dallgëzimi në det do jetë 3 ballë.
Europa
Sërish Europa Juglindore si dhe pjesa më e madhe e rajonit te Mesdheut, gadishulli Apenine do të përfshihen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu, vranësira dhe shira do të ketë edhe në një pjesë të Europës Qendrore, por në sasi më të paktë. Vendet skandinave do të dominohen nga shira të dobët dhe stuhi të forta ere. Ndërsa Europa Perëndimore, Jugperëndimore do karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë nesër:
Italia alarmon për stuhi të forta ere dhe stuhi me rrufe;
Suedia alarmon për erë të fortë dhe rrebeshe shiu;
Çekia dhe Austria alarmojnë për erë të fortë dhe rrufe.
n.e/NOA
Tiranë, 19 Maj, NOA – Mëngjesi i ditës së nesërme, 20 Maj 2010, do të nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin shqiptar, përjashtuar zonat malore ku vranësirat do të jenë më të dendura. Në orët e mesditës, pritet shtimi i vranësirave duke bërë që shira të dobët të prekin pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që në Jug shirat do jenë me intensitet më tëe larta.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





