Transmetuar më 18-05-2010, 21:46

Tiranë, 18 Maj, NOA - Dita e nesërme, 19 Maj 2010, do të nisë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë nën ndikimin e motit të vranët, po zonat malore rrezikohen nga shira të dobët e lokale. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë dhe gjatë orëve të mesditës.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:



Shqipëria

Pjesa e dytë e ditës  do të shtojë vranësirat nëpër të gjithë territorin duke bërë që në orët e vona të natës në gjithë zonën malore të gjenerohen shira me intensitete të dobëta. Ndërsa bregdeti dhe zona e ulët do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri në mëngjes. Temperaturat e ajrit në mëngjes do bien me 1-2 gradë ndërsa mesdita do të sjellë sërish rritje të temperaturave në vend.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor kjo do të bëjnë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.

Europa

Europa Juglindore dhe një pjesë e qendrës së kontinentit do të mbeten me vranësira dhe shira të shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu me vranësira dhe shira do të jenë ishujt britanikë si edhe gadishulli skandinav po në sasi më të pakta. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit europian do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë nesër:

Alpet mbeten të alarmuar nga shira dhe stuhi me rrufe;

Çeki, Hungari rrezikohen nga  shira dhe stuhi të forta të erës;

Spanja mbetet me erë e fortë dhe dallgë.

n.e/NOA

 

Tiranë, 18 Maj, NOA – Dita e nesërme, 19 Maj 2010, do të nisë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë nën ndikimin e motit të vranët, po zonat malore rrezikohen nga shira të dobët e lokale. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë dhe gjatë orëve të mesditës.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit