Transmetuar më 17-05-2010, 15:47

Tiranë, 17 maj, NOA - Edhe dita e nesërme, 18 Maj 2010, pritet të jetë me kushte destabilizuese atmosferike. Vranësirat do të dominojnë pjesën më të madhe të territorit shqiptar, ndërsa në zonat malore do të ketë shira me intensitete të ulëta. Në mesditë do të kemi shkëputje me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:



Shqipëria

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa zonat malore do të mbeten me vranësira dhe shira të dobët e afat-shkurtër. Në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave do të mbetemi gjatë natës dhe deri në mëngjes.

Temperaturat e ajrit në mëngjes do të bien me 2-3 gradë, ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë në gjithë territorin shqiptar.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi juglindor e kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të arrijë 4 ballë.

Europa

Kontinenti europian do të karakterizohet nga vranësira dhe shira lokale në pjesën më të madhe të tij. Kështu, pjesa më e madhe e rajonit të Mesdheut, gadishulli Apenine dhe Europa Qendrore, do të përfshihen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu, Europa Jugperëndimore dhe Verilindore do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët, por herë pas here dhe me shkarkesa rrufesh, ndërsa Europa Lindore dhe Juglindore do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë nesër:

Greqia alarmon për shira dhe  stuhi me rrufe;

Skandinavia alarmon për stuhi të forta të erës;

Çekia, Austria alarmojnë për erë të fortë dhe rrufe.

n.e/NOA

Tiranë, 17 maj, NOA – Edhe dita e nesërme, 18 Maj 2010, pritet të jetë me kushte destabilizuese atmosferike. Vranësirat do të dominojnë pjesën më të madhe të territorit shqiptar, ndërsa në zonat malore do të ketë shira me intensitete të ulëta. Në mesditë do të kemi shkëputje me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit