
Tiranë, 14 maj, NOA – Dita e sotme do te nise me dominim te kthjellimeve ne pjesen me te madhe te vendit por duke iu afruar oreve te mesdites pritet qe vranesira te lehta te kalojne neper territor, kryesisht ne zonat malore te vendit.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime dhe vranesira te lehta ne bregdet dhe zonat e uleta ndersa ne zonat malore do te kete vranesira me te dendura. Ne oret e vona te mbremjes pritet qe vranesirat te perfshijne gjithe territorin duke bere qe shira te dobet te kete ne zonat malore. Ne kushtet e vranesirave dhe shirave do te mbetemi deri ne mengjes. Temperaturat e ajrit ne mengjes do te pesojne renie me 2-3 grade ndersa mesdita do te sjelle rritje te lehte te temperaturave ne vend. Era do të fryjë lehte në tokë dhe në det me shpejtësi 26 km/h nga drejtim Jugperendimor, ndersa dallgezimi ne det do te mbetet i ulet.
Europa
Pothuajse i gjithe kontinenti europian do te perfshihet nga vranesira dhe shira sidomos ne pjesen e dyte te dites se premte. Rajonet me te rrezikuara do te jene Europa qendrore dhe verilindore si edhe vendet nordike. Po ashtu rajonet e Mesdheut perendimor dhe qendror perfshire ketu dhe gadishullin Apenine do te karakterizohen nga reshje shiu te konsiderueshme te shoqeruar here pas here me shkarkesa rrufesh.
Ngjarje ekstreme në Europë sot:
Italia alarmon per shira dhe stuhi me rrufe;
Çeki, Hungari mbeten te rrezikuara nga shira dhe ere e forte;
Skandinavia rrezikohet nga stuhi të forta te eres.
n.e/NOA
Tiranë, 14 maj, NOA – Dita e sotme do te nise me dominim te kthjellimeve ne pjesen me te madhe te vendit por duke iu afruar oreve te mesdites pritet qe vranesira te lehta te kalojne neper territor, kryesisht ne zonat malore te vendit.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





