
Tiranë, 9 maj, NOA - Mot i kthjellet ka nisur sot te mbizoteroje ne pjesen me te madhe te territorit shqiptar perjashtuar zonat malore pergjate kufirit lindor te cilat do te kene here pas here kalime vranesirash te lehta.
Te njejtat kushte atmosferike do te na shoqerojne edhe gjate oreve te mesdites.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte te dites do te vijoje me mot te kthjellet ne bregdet dhe zonen e ulet ndersa zonat malore verilindore–juglindore do te mbeten me vranesira kalimtare. Ne kushtet e stabilitettit atmosferik do te mbetemi gjate nates dhe deri ne mengjes.
Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshime te dukshme do te qendrojne pothuajse konstante si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites.
Era do të fryjë lehte në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësi 38 km/h nga drejtim veriperendimor dersa dallgezimi ne det do te jete deri 3 balle.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit europian do te perfshihet nga vranesira dhe shira te shoqerura nga shkarkesa me rrufe. Rajonet me te rrezikuara nga shira te konsiderueshem do te jene Europa Jugperendimore, zona e Alpeve dhe Verilindja.
Po ashtu edhe vendet skandinave dhe nje pjese e juglindjes do te rrezikohen nga vranesira dhe shira por ne sasi me te pakta. Ndersa Ballkani Jugor dhe Italia e jugut do te dominohen nga kthjellimet diten e diel.
Ngjarje ekstreme në Europë sot:
Alpet alarmojne per shira dhe stuhi me rrufe;
Europa Lindore alarmon per shira dhe stuhi të forta te eres;
Spanja rrezikohet nga ere e forte dhe dallge.
n.e/NOA
Tiranë, 9 maj, NOA – Mot i kthjellet ka nisur sot te mbizoteroje ne pjesen me te madhe te territorit shqiptar perjashtuar zonat malore pergjate kufirit lindor te cilat do te kene here pas here kalime vranesirash te lehta.
Te njejtat kushte atmosferike do te na shoqerojne edhe gjate oreve te mesdites.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





